Erenestina Gjergji Halili

Poetesha Erenestina Gjergji Halili ka kryer studimet e larta universitare në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë, si dhe kursin akademik të Gazetarisë. Ajo është shquar si gazetare e televizionit dhe e mediave të shkruara, kryeredaktore e TVSH, udhëheqëse e producente e politikës. Sot mban gradën Doktor i Shkencave Filologjike dhe ligjëron në Universitetin nga ku nisi rrugëtimin akademik. Poetja Halili wshtw nderuar me shumw çmime pwr krijimtarinw e saj letrare. Instituti për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare ka nderuar shkrimtaren Erenestina Gjergji Halili me Pendwn e Kristaltw për ruajtjen e kulturës gege dhe toskë dhe për magjinë e shkrimeve të saj në vëllimin “Bibulz – Për ma tparën lule tkopshtit tem”. Poetja ka marrë çmim në ‘Ditët e Letërsisë Shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Aty poetes i është atribuuar çmimi ‘Gjergj Fishta’ në poezi, në kuadër të këtij manifestimi, për ciklin poetik më përmbajtësor, paraqitur në Konkursin e Ditëve të Letërsisë për vitin 2018.

Grue

Grue,
mos e len tempullin tand t’shembet,
mos i len kolonat t’rrëzohen n’dhé,
grue,
pa tempullin tand, nuk ka qiell e tokë,
pa tandin tempull, s’ka me pasë as nè.
Grue,
ti je lira e mâ t’çmueshmes melodi,
je ti bërthama, qi tretet me rrit pemë,
grue,
kuqlimin e gjakut tand ia fal prandimit,
lulëkuqen e agut m’e rritë farë gëzimit.
Grue,
Gjâ mâ t’hijeshme s’ka kqyrë njaj sy,
je bulëza, fryma, buka,shenjtnia n’ty.
Grue!
Tempulli i kohnave, bâmun dy!

Pi venë

Pi venë mik,
pi venë,
për at’ qi shkoj pa ardh’ tjetra,
për at’qi giclon plag’t e vjetra,
për at’ qi s’vjen mâ, or tytjeta,
pi venë mik pi…!
Pi venë,
se jeta â rrenë,
se plaga kah t’bren,
se brenga â mbrenë, as jem’, as kem’,
pi mik,
pi venë…!
N’venë qit shpirtin, n’fat vnò gishtin,
ban bé n’mishin,
nji hurpë lenma mú!
Pi venë ti mike,
për fjalën e vonë qi s’prite e ike,
për kângën qi tash rreh teh thike,
për mbrâmjen rreth shtatit qi fike,
pi mike,
pi venë,
fundin lenma mú!

Jem’ e kem’ m’u dâshtë

Jem’ dâshtë!
Tuj kalamendë lirinë tonë t’lodhun.
Jem’ lodhë!
Tuj dâshtë me kenë t’lirë, si zogj malit.
N’mal!
Na ka çue fryma pa práng’ kapë ndër dryna.
N’dryn’!
Jena ndrý, t’thyem andrrash e copash mallit.
N’mall t’lirisë!
Ka shkue jeta e atyne, qi prù na kânë.
N’kânjen tonë!
Jem’ rritë dishruem, n’ândrra, qi shkuen.
N’shkuemjen tânë!
N’liri po duem me pâ ndër sy breznish’
Breznia!
Duhet m’u dâshtë, si deshtëm ná, liri t’mohuem
Prej s’largut, kem’ m’u dâshtë n’liri!

Ta luejm’ nji loj’

Hajt ta luejm’ nji loj’ t rândë,
N’konar
t’ mόtit
t’ zόtit
t’ sόdit.
N’gur péshet m’i zgjatù dejt’,
t’ paq’s
t’ dashnis’
t’ mόrtit.
N’furk t’tymnaj’s, m’i zhvjélë penjt’
t’ mόhit
t ‘nόshtit
t’ pόhit.
Hajt ta luejm’ nji lόj’ t’rândë
N’ditsh, ç’ka âsht loja…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: