Poetet shqiptare është platformë online, jo fitimprurëse, kushtuar krijimtarisë letrare të grave si rrjedhojë e mungesës së diversitetit në peizazhin letrar të hapësirës shqiptare. Pabarazia gjinore është e theksuar edhe në fushën e botimeve, ndaj kjo platformë do të shërbejë për publikim online të krijimtarisë letrare të grave shqiptare. Platforma për poetet shqiptare mirëpret paraqitjet nga gratë krijuese, qofshin ato me përvojë apo në fillet e karrierës. Kjo platformë ka për qëllim të shërbej si strehë e vargjeve të tyre.