Poetet

Sipas studiuesit të letërsisë Nasho Jorgaqi emrat e krijueseve gra për herë të parë janë shfaqur në shekullin e XIX me Kristina Xhentile Mandalas (1856-1919) botuese përrallash arbëreshe. Por, talenti letrar nga bota femërore shqiptare, që spikati përmbi të gjitha simotrat e saj dhe bëri emër në letërsinë shqipe, ishte ai i Musine Kokalarit (1917-1983). Ajo debutoi në letërsi me vjersha dhe skica letrare të botuara në gazeta dhe revista, si “Shtypi”, “Diana”, “Java”, “Tomori i vogël” etj, brenda pak viteve, do të botonte veprat “Siç më thotë nënua plakë” (1939), “Sa u tunt bota” (1944) dhe “Rreth vatrës” (1944). Nga fundi i Rilindjes u dukën emrat e dy intelektualeve të para në jetën shqiptare. Këto qenë motrat Qiriazi, Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970) që ngritën shkolla shqipe, hartuan tekste shkollore, nxorën revistën “Ylli i mëngjezit” në SHBA. Prej tyre do të kemi vargjet e para, siç qe teksti i himnit të Kongresit të Manastirit, hartuar nga Parashqevi Qiriazi, apo tekstet e këngëve shkollore, të shkruara nga Sevasti Qiriazi.

Këto janë vetëm disa nga emrat e nismëtareve të krijimtarisë letrare të grave shqiptare.

Sot kjo hapësirë është e pasur me emra të shumtë që do ta pasurojnë edhe platformën tonë.

%d bloggers like this: