Poezitë

Gratë, së pari janë qenie njerëzore. Në sferën e krijimtarisë letrare, krijuesi mund të shtegtojë nga bota femërore në atë mashkullore për të prodhuar efekte ose personazhe të nevojshme. Sidoqoftë zëri i krijueseve letrare në hapësirën shqiptare i ka dhënë poezisë frymën njerëzore dhe luan në vazhdimësi rolin emancipues. Vargjet e poeteve shqiptare janë thirrje e fuqishme për ndryshime shoqërore, duke pasur gruan në qendër, në gjitha dimensionet e saj. Aty mishërohet guximi dhe dëshira për ndryshim në funksion të përparimit të shoqërisë.

%d bloggers like this: