-
Flutur Mustafa
Flutur Mustafa Pllana – Shkrimtare nga Ulqini, Mali i Zi. Autore e tri vëllimeve me poezi: Përtej Lajthitjes, Na dy, Andje. Tekst-shkruese. Ndjek studimet master në shkencat juridike ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Pasion të veçantë për skenën ku njihet për role të ndryshme në teatër dhe film në Mal të Zi dhe Kosovë. Aktiviste…
-
Lindita Ahmeti
Lindita Ahmeti (lindur ne 26 prill 1973 në Prizren). Është një poeteshë shqiptare. Lindita Ahmeti lindi në Prizren. Pas diplomimit nga shkolla e mesme në Shkup, ajo studioi filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit, ku edhe u diplomua. Ajo aktualisht punon në Institutin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve dhe është…
-
Majlinda Nana Rama
Majlinda Nana Rama është shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ajo konsiderohet si përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare. Ka shkruar poezi, ese, artikuj shkencorë, studime, kritikë letrare, romane, novela etj. Ka lindur në Tepelenë. Në vendlindje ka marrë mësimet e para e…
-
Suada (Ada) Halilaj
Suada (Ada) Halilaj i është përgjigjur jetës me 21.02.1991 në kryeqytetin e kulturës, Shkodër. Pas përfundimit të gjimnazit, vazhdon studimet jashtë Shqipërisë , në Firenze për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Libri i saj i parë me poezi ‘’Animalesque’’ publikohet në vitin 2015 nga shtëpia botuese Odeon. Sot, Ada jeton mes poezisë, maceve, udhëtimeve, dashurisë…
-
Nerimane Kamberi
Nerimane Kamberi ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filologjik ku edhe ka doktoruar me temën: “Kritika franceze për Ismail Kadarenë”. Profesoreshë e Qytetërimit dhe Letërsisë frënge në Universitetin e Prishtinës, Kamberi është edhe gazetare, përkthyese dhe poete. Ajo është dekoruar nga Shteti francez me medaljen “Urdhër i Palmëve Akademike” 2019, dhe është fituese…
-
Elona Çuliq
Lindi në vitin 1986 në Shkodër. Ndonëse një zë i ri në letërsinë shqipe, poezia saj njihet për një formë misticizmi që rrjedh natyrshëm, nëpërmjet një gegnishteje të pasun figurash letrare. Është autore e dy librave me poezi “Pa titullni” botuar në Vjenë në vitin 2015 dhe “rranjës e kangës” botuar nga shtëpia botuese Fiornetia,…
-
Eli Krasniqi
Elife (Eli) Krasniqi është antropologe, aktiviste feministe dhe shkrimtare. Poezitë e saj janë botuar në revista dhe antologji letrare në Kosovë (Antologjia Rome II, 2015), Shqipëri (Poeteka, 2015), dhe janë përkthyer e botuar në revista letrare jashtë vendit (Beton International, Balkan Today,Teflon, 2017; Ausreißer, 2019). Në vitin 2010, drama e saj Citycide mori shpërblimin „Katerina…
-
Ervina Halili
Ervina Halili është shkrimtare dhe studiuese e letërsisë, me fokus të veçantë te miti. Ajo ka kryer hulumtime në fushën e automatizmit kolektiv dhe psikologjisë kolektive. Libri i saj Amuletë mori çmimin vjetor në vitin 2015 në Kosovë, ndërsa Gjumi i Oktopodit u përkthye dhe botua në gjuhën gjermane në Vjenë, në vitin 2016. Për…
-
Erina Çoku
Erina Çoku ka mbaruar shkollën e mesme “Pjetër Budi” në Burrel (1994-1998) dhe studimet e larta për Gjuhë-Letërsi (profil Gjuhësi), në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës (1999-2003).Ka botuar dy vëllime poetike: “Krahë s’kanë ëngjëjt e mi” (“Toena”, 1997) dhe “Gjurma e gjethes” (“Botimet WestPrint”, 2011). Poezitë dhe e shkrimet e saj…
-
Elida Rusta
Elida Rusta lindi më 17 gusht 1971 në qytetin e vogël alpin të Bajram Currit. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në qytetin e lindjes. Në vitin 1990 fillon studimet në Shkodër në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, dega Gjuhë-Letërsi, për ta mbaruar më 1994. Aktualisht jeton dhe punon në Shkodër.Ka botuar dy…