Farida Ramadani

Ka lindur dhe jeton në Shkodër, e diplomuar në Mësuesi në degën Gjuhë-Letërsi si dhe “Ndërmjetëse, Parandaluese e Problemeve Sociale” (Psikologe) nga Regione Emilia Romania. Shkrimtarja Farida Ramadani është shpallur ndër shkrimtarët më të mirë të Veriut të Shqipërisë për vitin 2016 nga “Best 10 North. Ramadani është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme në hapësirat shqiptare dhe diasporë. Gjithashtu është përfshirë në botimet e disa autorëve dhe në disa antologji në Shqipëri, Kosove, Maqedoni dhe Diasporë .
Ka botuar:
1. “Shumë mirënjohje, faleminderit Itali”- proze – shqip & italisht
2. “Dhimbje nga prindërit e mi” – proze
3. “Pikturoj në qiell”- 100 poezi shqip & anglisht
4. “Shkodra ne 12 yje”- Enciklopedi poetike me 5000 vargje
5. “Shkodra edukon kulturë. Ngujon gjakmarrjen”-132 poezi të nxënësve të shkollave 9 vjeçare të Shkodrës.
6. “Një jetë në 36 shkronja”- eksperience si mësuese në 36 vite

Frymëzim

Më bëj bizhu të ditës tënde
Të shtoj oksigjen në frymëmarrje
Më bëj ushqimin tënd të preferuar
Të sjell verë për ta festuar
Më bëj fantazi si ta mendosh
Të bëj nostalgjik të mos më harrosh
Më bëj poezi thellë ta ndjej
Të bëj dejet të tundohen në terr
Më bëj melodi me nota pentagrami
Të kërcej tango
Të bërtas
Të bëhet nami
Më bëj lëmsh zjarri plot diell
Të ngroh afshet të ngrej në qiell
Më bëj aromë të më tundosh
Të bëj të mos më harrosh
Nëse të kam thënë se planetet në dorë ti sjell
Më beso se asnjeherë nuk gënjej

Lulja njeri

Ndjeva aromën e një luleje nga larg.
Iu afrova ngadalë e tërhequr nga bukuria e saj.
Petalet i kishte me ngjyra ylberi.
Vezullonte e gjallonte.
Fillova ta ledhatoj për ta njerëzuar.
U bë magjiplotë.
Sa e bukur je! – i thashë.
Një lule me petale mishi,
Je njeri! Je njeri!- thashë buzëgaz.
Më dëgjoi dhe më shikoi vrenjtur.
Duke përshpëritur nën zë,
Jam njeri!? Jam njeri…!?
Se besoj!
E fotografova për ta bindur.
U dëshpërua shumë sapo e kuptoi.
Ngadalë – ngadalë,
U tha e tëra,
U tret,
E shkreta.

Bota brenda teje

E dua një botë me emnin tand,
Me të shkru vetëm kangë dashnijet,
Ku yjet asnjëherë s’dua ti pranoj në –Lamtumirë!
Ti mbaj qut tan naten,
Edhe ti flas me zanin e ngërdheshun prej sforcimit,
Shpirti të hutohet prej lumtunisë,
Prej lodhjes buzqeshja të mos vyshket,
E ç’randsi ka nase thonë : Bota asht e çmendun!
Flutra prap sillet rreth kandilit,
Nuk don me ja dit për furtunen tonë,
Gjethi lun frymës t’shpejtume,
Kreh flokët me parfum ofshamash,
Loti shkulet deri në dhimbje t’gëzushme,
Bashkë me lotin tand deri nadje,
Paskam fjetë në syt tuj,
Ndërsa nata na u idhnu,
Prap filloj me qep çarçafat për natën tjetër.
Endun me token e diejve,
Sepse vetëm aty mundem me vrapu,
Bashkë me lumtuninë,
Qi pranaj lutjen teme,
N’driten e nxehtë të shpirtit,
Ku u prenë damarët e fantazisë,
N’realitetin dritëqëndisun.

Poetja dashuron nji femën

(Për Shkodrën)
Po, po, s’kam turp me e than
Nji femën qi nga dita e lindjes teme nuk m’asht nda
Zgjohem e prendaj me tè
Ma ka dhan dashninë vrullshëm shpesh herë
Po edhe vajin kur aja ka dasht nuk ma ka kursy
Derdh osksigjen n’tan poret e trupit tem
Asht ma e bukra n’tan bjondet e zeshkanet
Trupi saj lmohet deri në pavdeksi me Bunen e Liqenin qi e ka thur vet
Flokët i kreh n’rrugicat e lagjet e saj qi e njofin shum mirë
Humorin ka vesh si kmishë qi nuk e hek asnjiherë prej trupit
Mike ka biçikletën e kajher duket se ka lé me te
I këndan jaret qi ta rrinqeth tan trupin prej knaqsisë
E, e,e…
Se mas e du vetëm unë
Aja asht femna e llastume qi i shkojnë nazet
Ka buqeta t’pashterrshme dashnish për të tan
I fal t’mbushuna me aromë karafilash, luleborash e zamaksh
Emnin e ka Shkodër
Asht vetë Dashnia në çdo votër!

One response to “Farida Ramadani”

  1. Shumë urime e suksese gjithmone penës sate e dashur Farida. Të përqafoj me mall e mos tu ndalte frymëzimi!

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: