Diella Çitaku

Diella Çitaku , ka lindur më 13. 5.1979 në Prishtinë. Jeton në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Komunikim Masiv-drejtimi gazetari. Po ashtu është duke e përfunduar masterin po në këtë drejtim. Një kohë ka punuar si gazetare, në gazetat e përditshme, ”Dita”, pastaj në “24 orë”, dhe në gazetën “Rilindja”. Po ashtu disa vite ka punuar si përkthyese në Ministrinë e Administratës Publike. Poezi ka filluar të shkruaj që nga shkolla fillore. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete letrare. Është anëtare e klubit letrar “Naim Frashëri” të Fushë Kosovës. Gjatë paraqitjeve të saj u nderua me çmime. Në vitin 1994 është vlerësuar me çmimin e parë me poezi , në aktivitetin “Ditët e Rinisë” me poezinë “Kati i shtatë”. Në vitin 2013 në konkursin letrar “Dita Poetike Durrsake” u vlerësua me çmimin e tretë me poezinë ”Rrugës sime”. Ndërsa në vitin 2014 aktivitetin letrar të Qendrës Kombëtare të Poetëve” Gjakova”, në konkursin e poezisë” Në rrugëtim me Yllka Domin, poete dhe dëshmore është vlerësuar me çmimin e tretë me poezinë ”Shtegu i Fshehur”. Në aktivitetin letrar gjithëkombëtar ”Malli Poetik i Kosovës” i organizuar nga Shoqata e shkrimtarëve “Naim Frashëri” e Fushë Kosovës në vitin 2015,u vlerësua me çmimin e tretë me poezinë “Eklips i vetes”. Pastaj në vitin 2016 në orën letrare të mbajtur në Lipjan, të organizuar nga Klubi Letrar ”Fazli Grajçevci” i po këtij qyteti është shpërblyer me çmimin e parë. Në konkursin letrar “Fjala Poetike 2017” poezia e saj u zgjodh për antologji në mesin e 100 poezive nga 1000 poezitë konkurruese. Po ashtu në maj të këtij viti në orën letrare “Në rrugëtim me Yllka Domin, poete dhe dëshmore” të organizuar nga Qendra Kombëtare e Poetëve Gjakova, poezia e saj e titulluar “Galaksi shpirti” është vlerësuar me çmimin e parë. Libri ”Mjegulla ka sy” dhe “Brenga e uritur “janë përmbledhja e parë poetike.

Hapi portat ylberi

Hapi portat ylberi
Në të hyjnë
Imagjinatat e zanave
E kthesa e parë
Ka dhomën e jetës
Ku nektarin e saj
Thithin pulëbardhat..
Hapi portat ylberi
Hyri në të gëzimi
Elozhe thur bilbili
E kthesa e dytë
Ka dhomën e durimit
Ku i jep një gëllënkë njeriut..
Hapi portat ylberi
Uni foli ndryshe
Ke luftë me veten
E mos harro ta marrësh
Veten me veten

Pasthirrmat e stinës

Gishtërinjtë e tu
Vizatonin qiellin
Duart mbanin retë
Që të mos binin..
Gishtërinjtë e tu u biejnë telave të kohës
Harmonizojnë melodinë
Bashkë me cicërimën e zogjve
Dita niset e plaket
Thinjat ia mbulojnë kokën
Pasthirrmat e stinës tingëllojnë
Në kokën e rënduar të diellit
Malet fëshfërijnë në duart e hënës
Gishtërinjtë e tu luhatin natën shtatzënë
Të mbarsur me nderin e heshtur.

Guri i shtëpisë sime

Guri i shtëpisë
Sime ha veten
Kur të tjerët
Largohen….
Guri i shtëpisë sime
Këndon ninullën
E stinës
Që të vargëzohet në pentagramin
E qiellit
Ku kryqëzohet gjithësia
Brendisë së gurit
E zemrës së tij
Që nuk lakohet në furtuna
Merr me vete ngado unin e tij.
Guri i shtëpisë sime
Ma thur lavdin
Derisa iku nga dimri
E gjej strehe gjetkë..
Guri i shtëpisë sime
Nuk e do blasfeminë
Kumti i tij është veç nderi i tij….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: