Elona Pozhegu

Elona Pozhegu ka lindur ne Gjakovë më 28 gusht 1985. Shkollimin e ka përfunduar në qytetin e lindjes, ku edhe ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Edukimit.
Libri i parë i botuar i saj është “Kohë e mbyllur ne shpresë” 2011
Ka botuar shumë poezi në përmbledhje grup autoresh, në periodikun e klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi “Gjakovë .

Pardesy gruaje

Kërcitje takash, elegancë
Lutesh të jesh nën pardesy
Përbrenda s’ka vend të dytë
E ftohët të sheh!
Ndjeje ngadalë, luhati shikimin.

Kafen pije i vetëm, trokëllisë
Ia dy –tri mendime.
Thithur cigaren, ik në shpatullat ku flakësh
Leje mbështjellë sharmin e saj.
Se veç vetëvritesh.

Tek ti

Fillova t ‘marr frymë
Shpirti preku aromën tënde.
Vetmia e bukur me mendimin tek ty
Më prek, e vi shkrihem për trupi.
Lërmë, të bëhem qetësi, e furtunë
Në brendësi.
Bashkë ndjeje flakën që të flladit zemrën
Dashuro si mos kishe dashuruar kurrë.

Shtëpinë ku e kam?

Atëherë ku ëndrra të braktis në mes territ
Aty ku krejt e vetëm je.
Ndjellakeqe si qyqe kukatësh.
Pastaj ngadalë fillon kruesesh për lutje
Në shtëpi do që të kthehesh.
Atje ku i ruan thërrimet e humbura te vetvetes.
Ç’u desh të vrapoja për nuse?
Po kthehem e vdekur dhe njëherë!
Mendja hutuar ,për here të pare të bukur të sheh.
Vrerosur nga fati, ik
Ku era fryn ndryshe
Nata i mban kacavjerrtë yjet nga fjalët e hënës
Atje kupton sa ke luftuar për të huaj.
Kthehem ne kolltukun e botës sime.

Jetë, mund të jesh!

Vjen nga perëndimi, në mëngjeset e tua.
Duket si natë, e çmendur është mëshira heshtjes
Dashnore se bëri krenaria, grua për burrë që se pati.
muzikë e së nesërmes mund të jesh.
Dehëse ëndrra e tymosur
Mbaje dhe të mbytur, pranverë pa ngjyra
E kthyer sa herë nga vdekja shastisur
Tmerrshëm në palcë të shpirtit.
Dorëzohet
Qan!
Pastaj vjen ti, numëron yjet në sy
Për botën e qiellit në atë botë ku se lë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: