Albana Muja

Albana Muja u lind më 02 nëntor 1988 në Mitrovicë. Ka mbaruar studimet postdiplomike master në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në Drejtimin e Dramaturgjisë

Është autore e disa dramave dhe skenarëve për filma metrazhesh të ndryshme.Dramat: „Njohja“, e inskenuar në skenen e vogel të Teatrit Kombëtar, “Nori“e inskenuar në teatrin e Mitrovicës. Ndërkohë drama për fëmijë “Nori” është botuar nga Multimedia në vitin 2011. Drama “Komedi e Kuqe” e botuar në vitin 2015 nga shtëpia botuese Parnas, ndërkaq e inskenuar në vitin 2018 në teatrin Muharrem Qena në Mitrovicë. Drama “Tango” e inskenaur në vitin 2019 në teatrin Dodona. Ka qenë gazetare për 3 vite në Gazetën Express, duke mbuluar kështu rubrikën e kulturës, kryesisht teatrin dhe filmin. Po ashtu për rreth një vit ka mbuluar kulturën në revistën „Select“.

Skenariste dhe konsulente në disa seriale televizive, të shfaqur në televizionin publik RTK si dhe në TV tjera, në pesë vitet e fundit! Asistente në lëndën “Dramatizim dhe shfaqjet me kukulla” në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë 2019.

Nanë paqe po du!

Po ma vran shpirtin, si ate natë,
ku terri e kishte pertheku boten tem t’vogel!
…ate natë ku drite nuk pash,
as ne shtëpinë e plakut të lagjes, që jetonte fillikat!
Zgjati nata e asaj nate një jetë,
rënkimet dhe cjerrjet e shkarravitjet e cikes,
nuk kam mi harru deri kur dheu t’mbjen mbi sy,
…e ti shihje i ftohtë, akull, nga ana tjetër!

Pas tortures, dhimbjes së thikes që ja njoha tehun
dhe shijen e gjakut të perzier me lot që ma fale me dy duar!!!
…e kerkoje “paqen”, i këndoje paqes me ironi!!!
Cika ma dha flakareshin e fundit,
Nanë, paqe po kerkon!!!
Jo, i thash!
Po nanë, paqe, po t’lutet me e fal!
Eh, renkova.
Nanë, paqe po du, ti ma m’sove!!!
Kokeulur, e me bisht të synit e vidhja buzëqeshjen e hienes!
Nanë, paqe du!
… e ligë, me gjysmëza ia ktheva,
k’tu jam, po t’ruaj ty…!

Aman Laqe!

…mu kish dhanë e mrapshta, e mu kish njell e keqja n’kry!
…se shpirtin ja kam pas falë moti!
Nuk ka pas me ik, ka pas me nejt.
Hyjt n’qaf m’moren, e vet rrugen ja dhash, pasha njat sy tanin moj Laqe krejt p’ej dashnisë!
Poezia kangë mu ka pas ba!
Pasha krejt hyjnitë e qiejve, kam pas dalë prej qenjes tem, vec gudulisjet dhe fluturat rreth shok’s mbajshin me ni veten gjallë!
Krejt kam pas huc, mrapsht, dhimja ma pushojke shpirtin, krejt p’ej dashnisë!
Kisha pas lexu moti moti për dhimjen e dashnisë, edhe tash po e nij jehonen e t’qeshunes tem, budallaki m’tingllojke aso kohe, tash e lypi me qiri e me pish, dhimjen p’ej dashnisë!
U plak ajo e dashnia per t’a!
Unë hala e ligë, pa guxue me e than’
Pa guxue me than se kush jam!!!
Marre, e di Laqe!
Se jam lumtunu fort, tue perjetu pleqninë e dashnisë, se m’ban me lujt prej tokes, me kcy si thupra n’ujë, ethet me i dashtë, me i kafshu buztë e n’gjak me i cel, krejt p’ej dashnisë!
Emnin ja thonë, trupi m’kopitet, e dhimja shpirtin ma flladit, e sytë mi cel, guri t’fort m’bon…
Cudat e saj e qukat n’faqe hije i kam.
Hala jam n’kam, po kam’t po m’kputen, i bej sytë kater e veshtë i rriti, me e njeh njat fjalë, kur emnin ja thonë!
Hala jam gjallë!
Aman lem edhe pak.
E qysh m’ja ba!
Bam dicka!
Goditjen jepma!
Dhimjen me e pas n’koc, bollë e kam,
t’gjallë me m’majt, Laqe!

Bravo

Nji bravo s’ma the veç mu,
Tu kish ba “Vath në vesh” bravoja, po kurrë hiç për mu!
Edhe atë natë, e çdo ditë t’lume, më vecove!
Nji bravo se pate veç për mu, e copat i lash mas teje!
Zanin ta niva veç n’botën e tjerve e kurrë n’temen hiç!
Bravo!!!

Ik

Shko po deshe!
Shko e mos u kthe hiç ma’
As atëherë, as atëherë kur të lutem fort,
As atëherë kur t’përkulem në gjunjë
Jam lodh, edhe plakë po!!!
Por nëse m’rrin afer aman d’um fort’,
Kurrë se dita pse t’pata kaq nevojë,
Nevojë deri n ‘çmendi!
Po.
Shko po deshe.
Edhe ashtu e vdekun jam,
Pa dashninë tande “mik”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: