Gentiana Minga

Lindur më 12 prill 1971 në qytetin e Durrësit (Shqipëri). Aktualisht jeton ne Bolzano (Itali) që prej 1998. Ka botuar:
– “Autopsia e shkatërrimit”, (Novela e tregime), Europa, Tiranë,1993.
– “Zonja e Shkodrës” 2003, (poezi), (botim Florimont, Tiranë)
– “Ciao mamma, un saluto da Bolzano”, vëllim poetik, shtëpia botuese Terra d’Ulivi, 2017. Pjesë të krijimtarisë së saj janë përkthyer e botuar në : rumanisht,( – Menabò rivista quadrimestrale internazionale di cultura poetica e letteraria) ; spanjisht (- Monolito- revista de Literatura y Arte, Mexico); gjermanisht ( Lichtungen- Zeitschrift fur Literatur
Kunst und Zeitkritik, Austria).
Eshtë përfshirë në antologji të ndryshme italiane ndër të cilat : “Sotto cielo di Lampedusa”, Rayela, Milano ; “Prato Cita Aperta”, Marco del Bucchia, 2016 (rrëfime), “Generose, tormentate, combattive- figure femminili dal territori”, riflessione,shtëpia botuese Com nuovi tempi.
Në vitin 2018, përshihet në Antologjinë e Poezisë Femërore Italiane prej viteve 60 e deri më sot:
“Matrilineari, Madri e figle nella poesia italiana dagli anni 60 fino ad oggi” të shtëpisë botuese Vita Felice, Romë.
Ka përkthyer dhe botuar nga italishtja pjesë nga krijimtaria e autorëve të ndryshëm, si Pier Paolo Pasolini, Corrado Alvaro, Luis Sepulvelda, Norbert C. Kaser.

Në botën time e gjithandej*(1)

Vocërraku sheh flokët ti bien mbi nënkresë, e fytyra,
fytyra e tij lëvozhgë e zbehtë pikëllohet
kur vëren gjakun,
perlat e kuqe brënda tubit.
E prapë ëndërron të dalë shëtitje me vdekjen
drejt një kampi të ri lodrash.
Por sytë, oh,
sytë i tij janë të trëmbur,
si sytë e atij që nuk e di si kalohet n’atëbotë,
e u detyrua të niset pa u bërë gati.
Ose si të asaj që shëtiste përgjatë bregut të Gazës
e u mblodh kutullaç me duart në kokë, kur pa të jatin.
Trupin e mbuluar me rërën e Beit Lahiya-s,
me një vrimë në gjoks.
E prapë gjak.
Do këtë parë yllin,
yllin e flashkët e drapërin e hënës.
E thekët dhembja, pastaj Hiçi.
Veç dëshirës krupë të fatit që nuk e rrok
erëmira e peshkatarit.

Në kasolle*(2)

Nuk u përmbajt prej gëzimit
njeriu që zbuloi në krah të kodrës
fshatarë të lumtur, valltarë mbi lëndinë.
Brënda kasolles një gjyshe lutet,
fëmijët ngrohen përqark zjarrit.
Lumi rrjedh e merr me vete degë e fjollë bore.
Jashtë, në shesh, janë dy tapete të kuq.
Ulen të rriturit e shohin
shpatet me thepa të maleve.
Horizonti dembel ngjan petashuq,
e gjyshja lutet sërish para muzgut.
Pastaj, më vonë,
do bjerë mbi shtroja
butë – buttë, si lule pambuku
e do e zërë gjumi.
Do zgjohet para të gjithëve.
Para se të vegjëlit të kënë dalë prej ëndërrash.
Sapò të këndojë këndezi,
e ëngjëjt e mirë të zbresin.

Sy mbyllur

Sjellin me vete në barakë, figurat e dashura,
të rinjtë, me zë: “oh, falë Zotit, e mbajmë mënd
shtëpinë tonë në Siri, rrugicën përballë portës,
delet e kushërinjtë e shtrenjtë që i humbëm.
… vdekja është rrisk”
Alushi mbyll sytë e niset i rritur e pilot
mbi Eufrat
turistët shtrihen me barqet ngjyrë vjollcë
mbi barin kashtë e prerë, bëjnë shenja me duar, rrëmujë,
njëri fut gishtat në ujëra kaq blu
sa ndjen paqe e bëhet i dashur,
e zbavitet, shastiset me ngjyrat si prej moçalesh
ndjek valët e ulta e të avashta
pa dashur të vijë në vete. Në deltë të lumit çiliminj
me gjokse të zhveshura u provojnë muskujt njëri tjetrit.
Vijnë rrotull qen të djersitur,
keca, pula,bulktha
e magjepsen dritat e kandilave në Arsal,
nga tavanet e ulta prej lecke kullojnë
sy kaq të përshndritshëm, shohin tej
të kaltëra fytyrat e zymta, të kaltëra baraket.
Gojët pështyjnë zbardhëllima qiellore
e kaltërojnë njëra tjetrën,
lagjet në afërina,
elefantët e shkretëtirës
larg në vapën e mbrëmjes së kaltër
tek shkojnë me hapa të gjatë
e me merak kërkojnë
bukë e ujë hallall.

Tha

Tha: Oh Zot më bë të fortë për të keqen e papritur,
Kur më bëhet armik pema e thoi i këmbës.
Kur përgjaken vizat e bardha prej
lepurit që u hutua dhe e kapi makina.
Më bë grua -burrë, fshikëz mëndafshi.
Mi shiko miqtë.
Ma puth ballin ku mbeshteten buzë të holla
e duar më lagin me uthull.
Tha: dikur shkoja në paqe me mikun tim.
Le të shkojmë të shohim kur çelin hurmat,
e kthehemi vonë.
kur thyhen shishet përballë detit
kur mallkon pijaneci i lodhur.
Tha : Më mirë do bëhem.

*(1,2) nga vëllimi “ Ciao mamma, un saluto da Bolzano”, shtëpia botuese “Terra d’ulivi”
Itali,2017.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: